İdris Okuducu
30 prill 2016•Përditësim: 30 prill 2016
BAGDAT (AA) -Në Irak një numër i madh i demonstruesve mbështetës të liderit shiit Mukteda es-Sadr, duke e shkelur "zonën e gjelbër", ku gjenden ndërtesat qeveritare, kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Numri i madh i demonstruesve të cilët kanë hyrë në ndërtesën e Kuvendit kanë shkaktuar deme të mëdha ndaj orendive në ndërtesë dhe kanë thyer dritaret dhe tavolinat. Gjatë bastisjes shumica e deputetëve në mënyrë të sigurt janë dërguar jashtë ndërtesës së Kuvendit, por njoftohet se disa deputetë ende janë brenda.
Pengesat prej betoni të cilët ruajnë "zonën e gjelbër" janë shkatërruar nga ana e demonstruesve dhe disa demonstrues kanë dëmtuar automjetet e deputetëve.