Ivana Ramadanova
31 Maj 2016•Përditësim: 31 Maj 2016
SHKUP (АА) – Në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” në rimorkion e një automjeti me targa të regjistrimit serb janë gjetur 97 migrantë me përkatësi të panjohur kombëtare dhe pa dokumente identifikimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Automjeti, siç njoftoi sot Drejtoria doganore, ishte i ngarkuar me fletë metalike për paketim të kafes nga një eksportues grek, dedikuar për importues nga Serbia.
Personat janë dorëzuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) për procedim të mëtejshëm.