Nazmi Abduramani
22 Dhjetor 2015•Përditësim: 22 Dhjetor 2015
SHKUP (AA) – Ish-të punësuarit e ndërmarrjes OHIS, sot përsëri kanë protestuar para selisë së qeverisë duke kërkuar që shteti t’iu paguajë 24 pagat që ua ka borxh kjo ndërmarrje publike shtetërore, raporton Anadolu Agency (AA).
Në protestën e sotme ishin të pranishëm dhjetëra persona, të cilët tashmë çdo të marte protestojnë para godinës së qeverisë.
Shuma e përgjithshme për paga dhe kontribute të cilat duhet t’u paguhen ish – punonjësve të OHIS-it arrin në 5 milionë euro.
Qeveria e Maqedonisë momentalisht nuk ka zgjidhje për problemin, ndërsa opsioni i vetëm është shitja e kompanisë, e cila me vite punon në humbje. Në vitet e fundit kompania dështoi gjithsej në 13 tendera për shitjen e OHIS-it investitorëve privat.