Ayşe Şensoy
20 Janar 2018•Përditësim: 20 Janar 2018
ANKARA (AA) – Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) i janë kundërpërgjigjur goditjeve provokuese të bëra nga organizata terroriste PYD/PKK në Afrin, duke goditur bunkerët dhe strehimoret e kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, elementët e TSK-së dje dhe sot i janë kundërpërgjigjur gjuajtjeve provokative të bëra nga terroristët në Afrin.
Kundërpërgjigjja e TSK-së ndaj goditjeve provokative të bëra nga organizata terroriste PYD/PKK thuhet se është kryer në kuadër të vetëmbrojtjes legjitime, ku janë goditur bunkerët dhe strehimoret e përdorura nga anëtarët e kësaj organizate terroriste.