Sertaç Bulur
31 Korrik 2017•Përditësim: 31 Korrik 2017
ANKARA (AA) - Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar gjithsej 35 terroristë në periudhën 24 -31 korrik të këtij viti, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas Ministrisë turke të Punëve të Brendshme, 17 terroristë u vranë në përleshje me pjesëtarët e forcave të sigurisë, shtatë prej tyre janë arrestuar, ndërsa 11 terroristë, kryesisht anëtarë të organizatës terroriste PKK u dorëzuan tek forcat e sigurisë, të cilat gjatë javës së kaluar kanë kryer gjithësej 157 operacione anti-terrori.
Përveç kësaj, nga lira janë privuar mbi 200 të dyshuar për mbështetje të organizatave terroriste PKK, DEASH dhe FETO.
Në juglindje të Turqisë janë shkatërruar 26 strehimore të terroristëve dhe 95 mjete shpërthyese.
Forcat e Sigurisë kanë zbuluar dhe kanë djegur afër katër ton kanabis dhe 755 kilogram heroinë dhe kanë arrestuar 162 dilerë të drogës.