Hamdi Çelikbaş
31 Korrik 2017•Përditësim: 31 Korrik 2017
ANKARA (AA) - Të paktën tre pjesëtarë të organizatës terroriste PKK janë neutralizuar mbrëmë nga sulmet ajrore të aviacionit turk në rajonin Zap në veri të Irakut, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, aviacioni i Turqisë ka vepruar në zonën e rajonit Zap në bazë të informacionit për përgatitje të terroristëve për sulme dhe me këtë rast janë shkatërruar dy depo të municionit dhe dy qendra për mbështetje logjistike.
Avionët pas përfundimit të detyrës janë kthyer në bazë.
Organizata terroriste PKK është në listën e organizatave terroriste në Turqi, Bashkimi Evropian dhe SHBA.