ANKARA (AA) - NAZLI YÜZBAŞIOĞLU/SULTAN ÇOĞALAN
Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik nga organizata terroriste FETÖ me qëllim për ti shpjeguar opinionit botëror fytyrën e vërtetë të FETÖ-s deri më sot ka kryer biseda telefonike dhe takime dypalëshe me mbi 120 homologë të tij, ku konstatohet se përpjekjet intensive diplomatike kanë dhënë rezultate, raporton Anadolu Agency (AA).

Çavuşoğlu për të shpjeguar fytyrën e vërtetë të FETÖ-s deri më sot ka kryer biseda telefonike dhe takime dypalëshe me mbi 120 zyrtarë, ka dhënë intervista në shtypin ndërkombëtar, si dhe ka publikuar artikuj në gazeta dhe revista të ndryshme.
Sipas informacioneve që gazetari i AA-së ka marrë nga burimet diplomatike, mësohet se pas tentativës për grusht shteti nga FETO, për qeverinë turke kanë ardhur mesazhe mbështetjeje nga 111 vende dhe 6 institucione ndërkombëtare.
Si rezultat i masave shumëdimensionale të ndërmarra pas tentativës për grusht shteti theksohet se organizimi i FETO-s në Turqi po shpërbëhet dhe gjithashtu po vazhdojnë përpjekjet për lidhjet globale të organizatës në fjalë.
Ministria e Jashtme kryen paralajmërimet e saj ndaj institucioneve homologe se kreu i FETO-s, Gylen dhe organizata terroriste e brezit të ri që ai drejton përbën kërcënim kombëtar jo vetëm për Turqinë, por për të gjithë vendet ku ajo operon.
Përpjekjet intensive të ndërmarra para pranisë të komunitetit ndërkombëtar me qëllim për të tërhequr vëmendjen mbi këtë kërcënim janë intensifikuar për shkollat që kanë lidhje me FETO-n, mbylljen ose dorëzimin e vakëfeve dhe fondacioneve, pengesën e veprimtarive jashtë vendit të personave të lidhur me organizatën dhe pengimin e tyre për tu larguar nga drejtësia si dhe përcaktimi i kompanive që kanë lidhje me organizatën.
Gjithashtu vazhdojnë edhe iniciativat me qëllim që këto struktura terroriste të mos lejohen të përdorin emrin Turqi dhe flamurin turk.
Përpjekjet intensive të ministrit Çavuşoğlu
Përpjekjet e ndërmarra nga MPJ kundër FETO-s bazohen në tre pika. Në kuadër të kësaj ministri i Jashtëm Çavuşoğlu, në bisedimet dypalëshe dhe në takimet ndërkombëtare ku ai merr pjesë iu shpjegon bashkëbiseduesve të huaj të vërtetat rreth FETO-s. Deri më tani mbi 120 homologë kanë marrë nga Çavuşoğlu informacione të drejtpërdrejta rreth aktiviteteve të organizatës terroriste.
Gjithashtu edhe përfaqësitë e jashtme kanë kryer 64 takime në nivel presidencial, 88 në nivel kryeministror, 597 në nivel ministror dhe 1.444 në nivel deputetësh. Bashkë me 6.186 takimet e tjera në nivele të larta theksohet se janë kryer afërsisht 8.400 takime.
Përfaqësitë e jashtme me qëllim për ti shpjeguar opinionit fytyrën e vërtetë të FETO-s kanë dhënë 2.270 intervista me institucionet e huaja të shtypit, kanë organizuar 236 konferenca për shtyp dhe kanë shkruar 448 artikuj dhe letra.
Me iniciativën e ministrit Çavuşoğlu në takimin e 43-të të ministrave të jashtëm të Organizatës Bashkëpunimit Islamik (OBI) të mbajtur më 19 tetor në kryeqytetin Uzbekistanit, Tashkent, FETÖ u shpall organizatë terroriste. Në këtë mënyrë u theksua se FETO përbën kërcënim të rendit publik, sigurisë dhe stabilitetit në Turqi, vendet islame dhe në vendet e tjera. Përveç kësaj, shteteve anëtare i është bërë thirrje që të marrin çdo masë të nevojshme kundër FETO-s dhe të bashkëpunojnë me Turqinë në këtë drejtim.
Një organizatë tjetër ndërkombëtare që ka dhënë mbështetje të fortë për Turqinë në luftën kundër FETO-s ka qenë edhe Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit (GCC). Në deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit të ministrave të GCC ku ishte pjesëmarrës edhe Çavuşoğlu dhe i cili u mbajt në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Rijad, më 13 tetor, me përpjekjet e Turqisë u konfirmua vendosmëria për të vepruar kundër terrorizmit të shkaktuar nga strukturat si FETO, ku dhe kjo organizatë u cilësua si një organizate terroriste.
Vazhdon transferimi i shkollave
Ndërsa pika e dytë në luftën e kryer kundër FETO-s jashtë vendit është mundësimi i mbylljes së institucioneve të lidhura me këtë organizatë. Deri më sot është mundësuar mbyllja e 79 institucioneve të FETO-s ose dorëzimi i menaxhimit të tyre nga të cilat 7 janë në statutin e shoqatave dhe 72 shkolla ose qendra arsimore.
Në kuadër të kësaj janë mbyllur ose janë dorëzuar shkollat e FETO-s në Somali, Azerbajxhan, Sudan, Libi, Jordani, Guinea, Angola, Kazakistan dhe Taxhikistan. Në Angola shkolla (kolegji ndërkombëtar Umut) e lidhur me FETO-n u bastis nga policia më 7 tetor dhe mësuesit u ndaluan, u konfiskuan kompjuterët dhe u mbyll shkolla. Por pas kundërshtimeve të prindërve dhe për mos viktimizimin e nxënësve u lejuan që të vazhdojnë aktivitetet deri në muajin dhjetor, në fund të vitit arsimor.
Një hap i ngjashëm është ndërmarrë edhe në Taxhikistan, ku u ndryshua menaxhimi i shkollës së FETO-s duke u ndryshua emri i shkollës dhe bordi i anëtarëve të kujdestarëve.
Në kuadër të përpjekjeve të kryediplomatit të Turqisë, Çavuşoğlu, për shpjegimin ndaj homologëve të tij të tentativës për grusht shteti, edhe ministrja e Jashtme e Guinesë Hadja Makale kishte theksuar se dëshironin ti dorëzonin Turqisë shkollat e lidhura me FETO-n. Në kuadër të kësaj delegacioni nga Fondacioni Maarif që u nis për në Guine mori në dorëzim në total 5 shkolla të lidhura me organizatën, ku më pas dy shkollave iu vendosën emrat nënoficeri Ömer Halisdemir i cili ra dëshmorë gjatë tentativës për grusht shteti.
Ndërsa Komiteti Rajonal i Menaxhimit të Shkollave në Los Angeles të SHBA-ve më 18 tetor për shkak të parregullsive financiare dhe për përcaktimin e detyrave të personelit, kishte vendosur mbylljen e 3 shkollave (Magnolia Public Schools) të lidhura me FETO-n.
Delegacionet e përbëra nga zyrtarët e Ministrisë së Arsimit dhe të Fondacionit Maarif më 23-26 tetor vizituan Pakistanin, më 25-27 tetor Afganistanin dhe më 24-27 tetor Somalinë me qëllim për të kryer inspektime në shkollat e lidhura me FETÖ/PDY.
Bëhet e ditur se janë marrë në dorëzim nga Maarif shkollat e lidhura me FETÖ/PDY në Mogadishu të Somalisë, si dhe pritet gjithashtu që edhe Iraku të hedhë hapa pozitivë në lidhje me këtë çështje. Autoritetet në Irak kanë deklaruar se kanë planifikuar që nëpërmjet Ministrisë së Arsimit të marrë në dorëzim shkollat e organizatës.
Delegacionet e Ministrisë së Arsimit dhe të Fondacionit Maarif parashikojnë që në periudhat e ardhshme të vizitojnë edhe Indinë, Çadin. Indonezinë, Burkina Fason, Nigerin dhe Bosnjë dhe Hercegovinën.
Ndërsa pika e tretë e përpjekjeve kundër FETO-s përbëhet nga ekstradimi i kreut të FETO-s, Gylen dhe anëtarëve të tjerë të organizatës. Ministria e Jashtme në këtë çështje vazhdon përpjekjet e saj në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë.
news_share_descriptionsubscription_contact


