Bukuria e Kullës së Vajzës përmes pamjeve "timelapse" në lindjen e diellit në Istanbul
Besohet se në vendin ku ndodhet sot kulla në shekullin e pestë para erës sonë u krijua një pikë doganore, ku u ndërtua një kullë për të inspektuar anijet që vinin nga Deti i Zi dhe për të mbledhur taksat

Istanbul
Kulla e Vajzës, një nga monumentet më të famshme të Istanbulit, është kapur përmes pamjeve "timelapse" me lëvizje të shpejtë në orët e para të mëngjesit, raporton Anadolu.
Kulla e Vajzës ndodhet në Ngushticën e Bosforit 200 metra larg nga bregu i Usküdarit në Istanbul. Ajo u fortifikua për herë të parë nga Fatih Sulltan Mehmeti pas çlirimit të Istanbulit në vitin 1453.
Kjo kullë ikonike i është nënshtruar punimeve të ndryshme të mirëmbajtjes dhe restaurimit midis viteve 1774-1776 dhe 1779-1803.
Besohet se në vendin ku ndodhet sot kulla në shekullin e pestë para erës sonë u krijua një pikë doganore, ku u ndërtua një kullë për të inspektuar anijet që vinin nga Deti i Zi dhe për të mbledhur taksat.