Spanjë, mbahet festivali shumëngjyrësh "Las Fallas"
Nëpër rrugët e qytetit Valencia u ekspozuan qindra figura të ndryshme të bëra me një kujdes të madh përgjatë një viti nga artistë dhe mjeshtërit marangozë

Valencia
Festivali i famshëm "Las Fallas" i mbajtur në qytetin Valencia në lindje të Spanjës, që daton deri në shekullin e 18-të edhe këtë vit ka qenë sërish plot ngjyra, raporton Anadolu.
Nëpër rrugët e qytetit Valencia u ekspozuan qindra figura të ndryshme të bëra me një kujdes të madh përgjatë një viti nga artistë dhe mjeshtërit marangozë.
Kukullat gjigante prej druri, të punuara me shumë përpjekje nga mjeshtrit gjatë një viti, u ekspozuan në rrugët e qytetit ditën e parë të festivalit dhe u dogjën ditën e fundit.
Ndezja e zjarrit si dhe shfaqja me fishekzjarrë paraqitën një tjetër atmosferë shumëngjyrëshe. Ndërkohë zjarri i ndezur u shua më pas nga zjarrfikësit.