Cem Genco
20 Shkurt 2016•Përditësim: 21 Shkurt 2016
HATAY (AA) - Fëmijët sirianë të larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës së brendshme dhe të cilët ndodhen në qendrën e përkohshme arsimore në rajonin Reyhanlı të qytetit Hatay dashurinë e tyre për Turqinë ata e kanë shpjeguar me poezi dhe vizatime, raporton Anadolu Agency (AA).
Me 32 qendrat arsimore të përkohshme të cilat janë hapur në rajon ofrohet mundësia që fëmijët sirianë të vazhdojnë arsimimin e tyre të lënë përgjysmë në vendet e tyre për shkak të luftës.
Në qendrën e përkohshme arsimore “Furkan” fëmijët 5-13 vjeç me poezitë dhe vizatimet e përgatitura kanë shprehur falënderimet për Turqinë e cila ka hapur krahët për ato.
Mehmet Hasan (13), i cili ka folur në emër të nxënësve në një prononcim për gazetarin e AA-së tha se Turqia është atdheu i dytë i tyre.
Hasan teksa ka recituar poezinë "Të duam vendi i bukur Turqi", ka theksuar se: "Jeta shkollore në vendi tim kishte mbaruar. Familja për sigurinë e jetës sonë na solli në Turqi. Këtu ndodhem që prej 2 vitesh, dhe vazhdoj arsimimin tim larg zërave të bombave. Turqia për ne u bë një atdhe i dashur. I falënderoj të gjithë ata që hapën krahët për ne. Nuk do ta harrojmë kurrë ato që keni bërë për vëllezërit tanë. Ëndrra ime është të bëhem mjek, këtë qëllim dëshiroj ta arrij në Turqi".