Kemal Zorlak
19 Shkurt 2016•Përditësim: 19 Shkurt 2016
SARAJEVË (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency veçon:
Në vitin 1473 – Ka lindur Nikola Kopernik, matematicienti dhe astronomi polak meritor për vendosjen e sistemit heliocentrik.
Në vitin 1600 – Është shënuar erupsioni më i fuqishëm në kontinentin e Amerikës Jugore kur shpërtheu vullkani peruan.
Në vitin 1861 – Kansas u bë shteti i parë amerikan i cili ndaloi të gjitha pijet alkoolike.
Në vitin 1878 – Thomas Alva Edison patentoi fonografinë, i njohur me emrin gramofon, i cili riprodhoi tinguj nga pllaka deri në vitin 1980.
Në vitin 1915 – Me sulmet e forcave detare franceze dhe britanike në Dardanele në vitin 1915 filloi beteja e Galipolit, një nga betejat më të përgjakshme të Luftës së Parë Botërore.
Në vitin 1953 – Shteti federal Georgia bëhet shteti i parë në SHBA i cili vendosi Këshillin për censurë të veprave letrare.
Në vitin 1984 – Mbyllen Lojërat e XIV Olimpike Dimërore në Sarajevë.
Në vitin 1986 – Bashkimi Sovjetik në orbitë lançoi stacionin hapësinor “Mir”.
Në vitin 2008 – Udhëheqësi kubanez Fidel Castro paralajmëroi tërheqjen nga pozita e presidentit në të cilën kaloi 32 vite.