Lale Bildirici
02 Tetor 2016•Përditësim: 03 Tetor 2016
STAMBOLL (AA) - Emigrantët e ardhur në Turqi me migrimet e Ballkanit që kanë vazhduar gjatë viteve 1912-2012 u takuan në Stacionin e trenit Sirkeci, vendi në të cilin ata kanë vënë këmbën për herë të parë në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Stacionin e trenit Sirkeci në Stamboll u mbajt aktiviteti "Një valixhe, Një sënduk" i cili u organizua me kontributin e Shoqatës Prizrenasit e Kosovës, Kryesisë për Komunitetet Fqinje dhe Turqve Jashtë Vendit pranë Kryeministrisë së Turqisë, institucionit të Hekurudhës Shtetërore, Kryebashkisë së Stambollit, bashkitë e Bayrampaşa, Beykoz, Eyüp dhe Fatih si dhe Tek Rumeli.