jeta

Kalendari Historik

Në vitin 1908 në Londër hapen Lojërat e katërta moderne Olimpike

Nazmi Abduramani  | 27.04.2016 - Përdıtësım : 27.04.2016
Kalendari Historik

Shkup

SHKUP (AA) – Në mesin e ngjarjeve historike që kanë ndodhur në ditën e sotme Anadolu Agency (AA) veçon:

Në vitin 1521: Banorët e ishullit filipinas Mactan vranë lundërtarin portugez Ferdinand Magellan, komandant i ekspeditës së parë rreth botës.

Në vitin 1791: Ka lindur shkencëtari amerikan Samuel Finley Breese Morse, i cili shpiku telegrafin dhe kodin e Morseit.

Në vitin 1870: Hulumtuesi Heinrich Schliemann zbuloi Trojën

Në vitin 1908: Në Londër hapen Lojërat e katërta moderne Olimpike.

Në vitin 1941: Gjermanët me tanke hynë në Athinë.

Në vitin 1960: Ish-kolonia franceze, shteti afrikan Togo u bë i pavarur.

Në vitin 1963: Lideri kubanez Fidel Castro mbërriti në Moskë.

Në vitin 1972: Apollo 16 kthehet në Tokë

Në vitin 1992: Një avion i Zambisë në të cilin ishin futbollistët e kombëtares së këtij vendi afrikan, u rrëzua në Oqeanin Afrikan afër Gabonit. Humbën jetën të gjithë 30 pasagjerët.

Në vitin 1994: Presidenti amerikan Richard Nixon varroset në Californi.

Në vitin 2005: Avioni “Airbus A380” fluturoi për herë të parë nga qyteti Toulous në Francë. Avioni ka kapacitet prej 525 deri në 853 pasagjerë. Airbus A380 është avioni më i madh i pasagjerëve në botë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın