Amina Zorniç
27 Prill 2016•Përditësim: 28 Prill 2016
LONDËR (AA) - Gjithsej 33 luanë janë shpëtuar nga disa cirqe në Peru dhe Argjentinë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kafshët të premten më 29 prill, me avion do të transportohen në një rezervat privat në Afrikë ku do të kalojnë pjesën tjetër të jetës së tyre.
Transportimi i kafshëve u sigurua nga mbrojtësit ndërkombëtarë të kafshëve (Animal Defenders International, ADI), një organizatë nga Los Angelesi e cila me vite bashkëpunon me autoritetet e Amerikës së Jugut për të ndaluar përdorimin e kafshëve të egra në cirqe, ku jetojnë në kushte të vështira.
Sipas britanikes "The Guardian", luanët e shpëtuar nga kafazët janë në gjendje të keqe, disave prej tyre u janë shkatërruar dhëmbët, kurse disa kanë humbur sytë.
Organizata theksoi se nëntë luanë do të merren nga Bogota e Kolumbisë me avion mallrash i cili do të marrë 24 luanë në Lima të Perusë para se të niset për në Johanesburg të Afrikës së Jugut. Ky njëherësh është edhe "udhëtimi më i madh i kafshëve" me avion ndonjëherë.
Kafshët do të vendosen në provincën Limpopo të Afrikës së Jugut ku do të jetojnë në natyrë me kontrolle mjekësore.