Kerem Kocalar
03 Janar 2017•Përditësim: 04 Janar 2017
GAZIANTEP (AA) - Në kuadër të operacionit "Mburoja e Eufratit" në 4 muaj janë pastruar 1.900 kilometra katrorë nga organizatat terroriste si DEASH dhe PYD/PKK në kufirin e Sirisë me Turqinë. Me ndihmën e Turqisë në zonë janë në dispozicion mundësitë e jetesës me të gjitha kushtet, raporton Anadolu Agency (AA).

Ofensiva "Mburoja e Eufratit" nisi më 24 gusht ku Ushtria e Lirë Siriane është ndihmuar nga Forcat Speciale Operacionale të Turqisë dhe forcat ajrore. Ajo nisi në rajonin e Jarabulusit.
Në kuadër të kësaj ofensive forcat e ULS-së në bashkëpunim me ato të Turqisë hynë në Jarabulus, vend ky i cili që prej fillimit të luftës në Siri ka ndërruar disa herë dorë mes PYD-së dhe DEASH-it.
Forcat e ULS-së dhe ushtria turke morën për pak orë qytetin e Jarabulusit nga organizata terroriste DEASH. Ndërkohë në kuadër të ndihmës ndaj ULS-së forcat ajrore turke kanë bombarduar 883 objektiva ku janë përdorur 956 bomba. Ndërsa janë shkatërruar 2.392 bomba artizanale dhe 42 mina.
1.294 militantë të DEASH-it dhe 306 të PYD-së u neutralizuan
Gjatë operacioneve në këtë rajon janë marrë nën kontroll 225 qendra banimi dhel 1.900 kilometra katrorë. Në kuadër të këtyre operacioneve deri më sot 1.294 militantë të DEASH-it janë neutralizuar, nga të cilët 1.171 të vrarë, 117 të plagosur dhe 6 të kapur. Ndërsa janë neutralizuar 306 militantë të PKK/PYD-së nga të cilët 291 të vdekur, 4 të plagosur dhe 11 të dorëzuar.
El Bab, synimi i radhës
Ofensiva e cila doli e suksesshme në Jarabulus vazhdoi në kuadër të marrjes nën kontroll të Çobanbej-it. Ndërkohë forcat e ULS-së me ndihmën e ushtrisë turke vendosën si synimin e radhës El Bab-in. Përparimi i tyre drejt qendrës së qytetit është duke vazhduar. Që nga fillimi i rrethimit të El Bab-it janë ndërmarrë më shumë se 2.700 goditje ndaj objektivave të DEASH-it nga toka dhe jari. Në kuadër të këtij operacioni janë neutralizuar 391 terroristë në mesin e të cilëve ka edhe drejtues të organizatës terroriste, si dhe janë neutralizuar gjithashtu edhe 26 militantë të PKK/PYD-së.
Ndërkohë që puna për pastrimin e El Bab-it vazhdon prej 1.5 muajsh, një nga çështjet më kryesore për ngadalësimin e operacioneve janë civilët. DEASH përdor ata për mburojë. Mbrojta e civilëve, asgjësimi i bombave artizanale të vendosura në terren dhe kushtet e vështira atmosferike janë disa nga faktorët që ngadalësojnë këtë operacion.
Turqia mobilizim për ndihma
Jarabulus-i i cili është kthyer në një simbol për "Mburojën e Eufratit" pas pastrimit nga organizatat terroriste është kthyer në një qendër të dërgimit të ndihmave nga ana e Turqisë, me qëllim kthimin e këtij rajoni në një vend sa më të jetueshëm për vendasit.
Shumë institucione zyrtare dhe të shoqërisë civile në vend menjëherë pas pastrimit të zonës nisën dërgimin e ndihmave, rregullimin e infrastrukturës, si dhe dërguan ujë dhe rrymën elektrike.
Pas 3 vitesh u rihapën shkollat, ndërsa godinat e tyre u rikonstruktuan nga Turqia. Nga ana tjetër ekipet shëndetësore turke ngritën qendrën e parë në këtë qytet. Në këtë qendër u bë një investim serioz ku nuk mungon asnjë gjë nga një spital rajonal. Pas hapjes së saj shumë njerëz nga veriu i Sirisë u drejtuan në Jarabulus për marrjen e ndihmës mjekësore.
Popullsi në rritje
Popullsia e Jarabulus-it e cila para fillimit të luftës ishte rreth 30 mijë, pas marrjes nën kontroll nga DEASH-i u ul deri në 3.500. Ndërkohë pas pastrimit nga organizata terroriste nisi përsëri të rritet. Momentalisht popullsia në qytet ka shkuar në 20 mijë. Ndërkohë bashkë me lëvizjet e brendshme numri i banorëve në këtë qytet ka shkuar në 35 mijë.
Në treg ka edhe argjendari
Bashkë me rritjen e popullsisë, jeta në qytetin e Jarabulus-it nuk ka ndonjë ndryshim nga një qytet i Turqisë. Në tregun e qytetit ka çdo gjë, madje është hapur edhe një argjendari.
Në një deklaratë për AA, argjendari Myslym Ali thotë se është kthyer para 3 muajsh në Jarabulus. Ai shton se pas kthimit ka vendosur të merret përsëri me profesionin e tij si argjendar.
Duke vënë në dukje se jeta e përditshme vazhdon në normalitet në Jarabulus, Ali në vijim shton: "Falënderimi i takon Zotit që jemi mirë. Edhe punën e kemi mirë. Jam i kënaqur nga shitjet. Vetëm fakti që jemi në vendin tonë na mjafton."
Gjëja më e rëndësishme për ne është siguria
Nga ana tjetër kryetari i Parlamentit rajonal të Jarabulus-it, Muhammed Habesh, shprehet për AA se pas shpëtimit të qytetit në saje të "Mburojës së Eufratit", qyteti ka nisur të popullohet.
Habesh thotë se qyteti ka hapur krahët tashmë për ata që iu kanë bërë padrejtësi nga terrori. Duke vënë në dukje se edhe tregu në këtë qytet është kthyer në një qendër aktive, Habesh thekson: "Ajo që është më e rëndësishme për ne këtu është siguria. Populli jonë deri më sot ka vuajturi shumë për shkak të mungesës së saj. Për këtë arsye synimi jonë kryesor këtu është siguria. Normalisht që Turqia ka një rol vendimtar për ardhjen në këtë gjendje të këtij qyteti. Ne nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të falënderojmë ata që na kanë ofruar këtë shërbim të mirë."