jeta

SHBA, policët muslimanë me detyrë në New York organizojnë program iftari

Gjatë programit të iftarit u dhanë çmime për oficerët e suksesshëm të policisë që shërbejnë në NYPD dhe 22 personave për punën e tyre të zellshme në komunitetin e New Yorkut

Islam Doğru  | 21.03.2025 - Përdıtësım : 21.03.2025
SHBA, policët muslimanë me detyrë në New York organizojnë program iftari

New York

Policët muslimanë që punojnë në Departamentin e Policisë së New Yorkut (NYPD) në SHBA organizuan një program iftari, raporton Anadolu.

Në iftarin e 17-të tradicional të Ramazanit që u organizua në qendrën e NYPD-së nga Shoqata e Policëve Muslimanë të New Yorkut (MOS) morën pjesë oficerët e policisë me detyrë në NYPD, familjet e tyre si dhe konsulli i përgjithshëm turk në Ney York, Muhittin Ahmet Yazal dhe të ftuarit.

Në programin ku Zëvendës Shefi i MOS-it, komisari turk Ali Hammutoğlu lexoi pjesë nga Kurani, u bë një prezantim për punën e NYPD-së dhe aktivitetet e ndihmës humanitare të policëve muslimanë kundër fatkeqësive në pjesë të ndryshme të botës.

Në fjalën e tij, kryetari i Shoqatës së Policëve Muslimanë të New Yorkut, Waheed Akhter falënderoi të ftuarit për pjesëmarrjen e tyre. Akhter uroi të pranishmit për muajin e Ramazanit dhe shpjegoi punën e bërë nga shoqata e tyre.

Zëvendës Shefja e Parë e Policisë së NYPD, Lisa D. White shprehu kënaqësinë e saj që ishte mes policëve muslimanë dhe familjeve të tyre për iftar.

"Unë e di se muaji i Ramazanit ka një vend shumë të rëndësishëm në Islam. Ramazani mëson durimin, ndjeshmërinë dhe disiplinën dhe shumë prej nesh kërkojnë rritje shpirtërore gjatë kësaj periudhe", tha White.

Gjatë programit të iftarit u dhanë çmime për oficerët e suksesshëm të policisë që shërbejnë në NYPD dhe 22 personave për punën e tyre të zellshme në komunitetin e New Yorkut. Midis përfituesve të çmimit ishin katër oficerë policie me origjinë turke dhe disa anëtarë të komunitetit turko-amerikan.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın