Halit Süleyman,Ayşe Aktaş
05 Korrik 2016•Përditësim: 05 Korrik 2016
HALEP (AA) - Tregjet janë mbi populluar në prag të përgatitjeve për festën e Fitër Bajramit në pjesën e kontrolluar nga opozitarët në Halep të Sirisë. Edhe pse nën kërcënimin e luftës banorë të shumtë janë drejtuar vendeve publike për të kryer përgatitjet, raporton Anadolu Agency (AA).
Populli i Halepit doli për herë të parë në rrugë pas sulmeve të 2 korrikut nga ana e regjimit të Asadit në rajonet e kontrolluara nga opozitarët.
Sirianët dolën për të blerë ëmbëlsira, ushqime për qerasje dhe veshmbathje nën frikën e sulmeve të regjimit.
Ebu Ibrahim, një nga tregtarët në Halep për gazetarin e AA tha se tregjet janë të mbushur edhe pse ekziston frika për sulme nga ana e regjimit të Asadit.
''Elhamdulilah. Edhe pse të trembur njerëzit kanë mbushur tregjet. Nëse nuk do të ketë sulme shpresoj se do të ketë më shumë vizitorë", është shprehur ai.
Ndërsa Ebu Ubejde, një tregtar tekstilesh u shpreh se për shkak se rruga Kastello është e mbyllur produktet janë të shtrenjta. ''Por gjithsesi, Falënderimi i takon Allahut", është shprehur ai.