Ramazan Ercan
04 Korrik 2016•Përditësim: 05 Korrik 2016
IZMIR (AA) – Udhëtimi i shpresës i migrantëve në Detin Egje drejt një jete më të mirë në Evropë ka rënë në nivelin më të ulët në 18 muajt e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të siguruara nga gazetari i AA-së, udhëtimi drejt shpresës i personave që shpresonin jetë më të mirë në Evropë si refugjatë, persona këta që braktisën vendet e tyre nga shkaku i luftrave të brendshme dhe pasigurisë politike dhe ekonomike, thuajse ka ardhur në fazën e përfundimit.
Ky udhëtim i cili u intensifikua vitin e kaluar dhe vazhdoi deri në muajin mars të këtij viti, pësoi rënie për 90 përqind me hyrjen në zbatim më 20 mars të marrëveshjes mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE) që kishte për qëllim parandalimin e migrimit të parregullt, luftën kundër trafikimit me njerëz dhe mënjanimin e rasteve të vdekjes, marrëveshje kjo e nënshkruar më 18 mars në Bruksel.
Që nga 20 marsi udhëtimi drejt shpresës pakësohet çdo ditë e më shumë, ndërkohë që në muajin qershor ka rënë në nivelin më të ulët në 18 muajt e fundit.
- Migrimi i jashtëligjshëm pëson rënie të madhe
Sipas regjistrimeve, numri i migrantëve të kapur në muajin qershor si rezultat i operacioneve të Ekipeve të Komandës së Sigurisë Bregdetare dhe Marrëveshjes së Riatdhesimit ishte 538, që përbën nivelin më të ulët në 18 muajt e fundit.