Amina Zorniç
20 Janar 2016•Përditësim: 20 Janar 2016
WASHINGTON (AA) – Një studim i publikuar në magazinën shkencore amerikane "Environmental Science" pohon se fjollat e borës të cilat në shikim të parë duken të pastra, në fakt nuk janë të tilla, raporton Anadolu Agency (AA).
Një ekip shkencëtarësh ka analizuar fjollat me çka ka zbuluar se ato të cilat bien në tokë në pjesët urbane, absorbojnë substanca kancerogjene dhe toksike të cilat dalin nga automjetet.
"Ndërlidhja mes ndotësve dhe borës në temperatura të ulëta mund të shkaktojë lirimin e substancave tjera toksike", thekson profesoresha e Kimisë dhe shkëncës atmosferike në univerzitetin e Kanadasë, Parisa Ariya.
"Këto fenomene janë të rrezikshme për fëmijët të cilët gjatë lojërave dimërore hanë borë", tha Ariya.
Sipas fjalëve të saj, shkencëtarët kanë ekzaminuar fjollat në afërsi të të cilave ka patur substanca kimike kancerogjene, ku është zbuluar se prania e atyre kemikaleve në borë është rritur me kalimin e kohës.
Hulumtimi thekson se ndotja e ajrit rritet pasi të shkrihet bora.