Izmir
Delta Gediz në Izmir të Turqisë, përveç rreth 300 llojeve të shpendëve dhe llojeve të gjera të bimëve është shtëpi edhe e kuajve të egër, raporton Anadolu Agency (AA).
Më parë banorët e Anadollit gjatë verës i kanë shfrytëzuar për bujqësi dhe punë tjera ndërsa gjatë dimrit, nga mungesa e ushqimit, i kanë lëshuar në natyrë.
Kuajt në rajonin e deltës, njihen si vazhdimi i kuajve të cilët janë braktisur nga njerëzit, për ushqim ose shkaqe si mosha e vjetër dhe lëndime.
Kuajt e egër luajnë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e diversitetit biologjik në deltë, të cilët duke i ngrënë disa bimë, i parandalojnë këto të fundit të bëhen dominues në rajon.
Ndërkohë, kuajt gjithashtu paraqesin edhe atraksion në këtë zonë.