Betül Yürük
01 Dhjetor 2015•Përditësim: 02 Dhjetor 2015
GJENEVË (AA) - Fondi i OKB-së për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se një nga pesë refugjatët të cilët arritën në Evropë është fëmijë, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i UNICEF-it Christopher Tidey theksoi se për shkak të kontrolleve të kufijve në Evropë nuk janë gjetur strehimore të mjaftueshme për refugjatët të cilët kanë mbetur në kufij dhe për shkak të motit të ftohtë janë përkeqësuar kushtet e jetesës së refugjatëve.
Ai tha se 52 përqind e refugjatëve në Evropë janë gra dhe fëmijë. "Një nga pesë refugjatë të cilët arritën këtë vit në Evropë është fëmijë", bëri të ditur Tidey.
Sipas të dhënave të fundit të UNICEF-it dhe Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, këtë vit më shumë se 214 mijë refugjatë fëmijë kanë arritur në Evropë.
Ndërkohë, prej 3500 refugjatëve të cilët tentuan të kalojnë në Evropë por që u mbytën në ujërat e Mesdheut 25 përqind janë fëmijë, ndërsa 5 përqindëshin e përbëjnë foshnjat nën moshën 2 vjeçare.