Adam Abu-bashal
12 gusht 2020•Përditësim: 12 gusht 2020
Në kontinentin e Afrikës është rritur në 23.912 numri i vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometer", e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, në gjithë kontinentin në 24 orët e fundit janë shënuar 7.995 raste të reja me COVID-19, duke e rritur në 1.069.093 numrin e rasteve, ndërsa me 269 vdekjet e reja, numri i viktimave arrin në 23.912.
Numri më i lartë i viktimave nga COVID-19 në kontinent është regjistruar në Afrikën e Jugut, me 10.751, ndërsa në Egjipt janë regjistruar 5.059 dhe në Algjeri 1.322 vdekje.
Në Mauritius nuk ka mbetur më asnjë rast aktiv me COVID-19, ndërsa në Sejshelle dhe Eritrea nuk janë raportuar vdekje deri më tani.
Vendet me numrin më të madh të rasteve në kontinent janë Afrika e Jugut me 566.109 raste, Egjipti me 95.834 dhe Nigeria me 47.290 raste.
Ndërkohë, numri i të shëruarve në Afrikë është 761.619.