Yunus Kaymaz
11 Qershor 2020•Përditësim: 11 Qershor 2020
Klubet që luajnë në Premier Ligën angleze do të kenë humbje të mëdha të të ardhurave për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas hulumtimit të kompanisë "Deloitte", pritet që 20 ekipe nga Premier Liga të mbeten pa të ardhura prej rreth 1 miliard funta në sezonin 2019-20.
Hulumtimi tregon se 20 klube realizuan të ardhura në total prej 5.2 miliardë funtash sezonin e kaluar, që është 7 për qind më shumë se sezonin e kaluar.
Megjithatë, këtë vit, për shkak të pandemisë së COVID-19, ligat e futbollit në Angli u pezulluan në mars, ndërkaq 92 ndeshjet e mbetura do të luhen pa tifozë, e cila do të lë pasoja të mëdha ekonomike për shumë klube.
Manchester United muajin e kaluar deklaroi se pandemia i ka kushtur 28 milionë funta ndërsa pret që humbjet përfundimtare të jenë edhe më të larta.
Premier Liga u pezullua më 13 mars për shkak të pandemisë globale të COVID-19. Kompetecioni do të vazhdojë më 17 qershor pa praninë e spektatorëve, ndërsa ndeshjet e para do të luhen në mes Aston Villas dhe Sheffield Unitedit në orën 19:00 ndërsa ndeshja Manchester City dhe Arsenal në ora 21:15.
Në kohën e ndërprerjes së sezonit, lider në tabelë ishte Liverpooli me 82 pikë, madje 25 pikë më shumë se Manchester City në pozitën e dytë.