Fuat Kabakcı
08 Maj 2020•Përditësim: 08 Maj 2020
Shkencëtarët në Rajonin Special Administrativ të Kinës, Hong Kong, zbuluan se koronavirusi i ri (COVID-19) transmetohet më shumë nëpërmjet ajrit sesa Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (SARS), transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, një grup shkencëtarë në Universitetin e Mjekësisë së Hong Kong, krahasuan në laborator viruset COVID-19 me SARS, H5N1 dhe H1N1 të cilët mund të transmetohen nga rrugët respiratore dhe sytë.
Rezultatet e arritura treguan se COVID-19 është më e efektshme në aspektin e transmetimit nëpërmjet syrit dhe rrugëve respiratore, sesa SARS.
"Ky pynim gjithashtu zbuloi se sytë janë një rrugë të rëndësishme në aspektin e transmetimit të COVID-19 tek njeriu", tha Michael Chan Chi-wai, lideri i ekipit hulumtues.
Hulumtimi u publikua në revistën shkencore "Lancet Respiratory Medicine".