Yusuf Özcan
08 Maj 2020•Përditësim: 08 Maj 2020
Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Francë ka shkuar në 26.230, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në 24 orët e fundit, në Francë janë regjistruar 642 raste të reja, me çka numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 210.086, njoftoi Ministria franceze e Shëndetësisë në një njoftim.
Ministria tha se 22.724 pacientë po trajtohen në spitale, përfshirë 2.868 në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv ka vazhduar të bie për të 30-tën ditë radhazi.
Në 24 orët e kaluara, 755 persona janë shëruar, me çka numri i përgjithshëm i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen ka shkuar në 55.782.
Masat do të lehtësohen
Franca, vendosi që më 11 maj të hedh hapin e parë për lehtësimin gradual të masave të marrë në kuadër të koronavirusit.
Sipas kësaj, duke filluar nga 11 maji, qarkullimi do të lirohet, por udhëtimet në mbi 100 kilometra do të duhet të zhvillohen me leje.
Nga kjo datë, çerdhet dhe shkollat fillore do të mund të hapen gradualisht dhe në mënyrë opsionale. Shkollat e mesme në vendet ku nuk ka qenë i efektshëm pandemia do të hapet më 18 mars. Në një klasë do të lejohet më së shumti 15 nxënës. Përveç rregullat e higjienës në shkollat do të detyrohet mbajtja e maskave.
Në vend më 11 maj, përveç kafeneve dhe restorantëve, qendrat tregtare, floktaritë, muzetë e vogla dhe libraritë do të jenë të hapur. Maska do të jetë e detyrueshme të mbahet në transportet publike dhe taksitë, ndërsa ata që nuk do të respektojnë do të gjobiten me 135 euro.