Muhammet Kurşun
08 Nëntor 2021•Përditësim: 09 Nëntor 2021
Në Iran si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) deri më tani kanë vdekur gjithsej 127.439 persona, përfshirë 140 vdekje të regjistruara brenda 24 orëve të fundit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ministria e Shëndetësisë e Iranit njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 8.341 raste të reja me COVID-19 dhe 1.164 nga këta janë shtruar në spitale.
Ndërkaq, numri i rasteve u rrit në 5.996.155.
Numri i pacientëve me COVID-19 nën kujdes intensiv aktualisht është 3.669.
Në Iran deri më sot 55.319.795 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës, 39.465.958 dozën e dytë dhe 198.634 edhe dozën e tretë.
Që nga fillimi i pandemisë në vend janë aplikuar 94.984.387 doza të vaksinës kundër COVID-19.