Esin Eşkinat Sayılgan
08 Nëntor 2021•Përditësim: 09 Nëntor 2021
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 754.431, prej të cilëve 120 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 46,4 milionë, me 21.913 raste të reja.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 4,95 milionë raste të konfirmuara dhe 72,5 mijë të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 223,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 193,8 milionë dozën e dytë dhe mbi 24 milionë kanë marrë tri doza.