Ekip
09 Gusht 2021•Përditësim: 10 Gusht 2021
Maqedonia e Veriut brenda ditës së fundit ka regjistruar 143 raste të tjera të koronavirusit të ri (COVID-19) nga gjithsej 3.101 teste të kryera tek persona të dyshuar për COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 158.164 nga gjithsej 1.022.293 teste të kryera për COVID-19.
Vendi po ashtu regjistroi dy viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 5.509 numrin e përgjithshëm të viktimave.
Autoritetet shëndetësore të vendit regjistruan 32 pacientë të tjerë që fituan betejën kundër pandemisë, ndërkohë numri i përgjithshëm i pacientëve të shëruar ka arritur në 150.556.
Aktualisht numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është rritur në 2.099.