Nuri Aydın
26 Dhjetor 2021•Përditësim: 27 Dhjetor 2021
Numri i personave që janë shëruar pas infektimit me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 250 milionë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas faqes së internetit "Worldometers", e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, 250.066.164 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.
Tre vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë në të njëjtën kohë janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.
Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në SHBA 41 milionë e 184 mijë, Indi 34.230.354 dhe Brazil (21.414.318).
Më pas radhiten Britania e Madhe me mbi 9 milionë e 961 mijë, Rusia me mbi 9 milionë e 222 mijë, Turqia me mbi 8 milionë e 922 mijë, Franca me mbi 7 milionë 794 mijë, Gjermania me mbi 6 milionë e 113 mijë, Irani me 6 milionë e 24 mijë dhe Spanja me mbi 5 milionë.
Ndërkohë, në të gjithë botën ende janë nën trajtim të paktën 24 milionë e 366 mijë persona.
Që nga shfaqja për herë të parë në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019, koronavirusi është përhapur në mbarë botën duke infektuar 279.845.065 persona dhe duke shkaktuar 5.413.417 viktima.