Seda Sevencan
05 Nëntor 2020•Përditësim: 05 Nëntor 2020
Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalın njoftoi sot se është shëruar nga COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Trajtimi im nga COVID-19 ka përfunduar me sukses", shkroi Ibrahim Kalın në Twitter, duke falënderuar profesionistët e kujdesit shëndetësor që u kujdesën për të gjatë kësaj kohe.
Ai po ashtu uroi shërim të shpejtë për të gjithë ata që janë prekur nga virusi.
Javën e kaluar, Kalın tha se është diagnostikuar me koronavirus dhe arriti në fazën përfundimtare të trajtimit.
Turqia, e cila ka rivendosur kufizime për të ndaluar përhapjen e COVID-19, deri më tani ka regjistruar 384.509 raste, përfshirë 10.558 vdekje dhe 330.665 të shëruar.