Mehmet Tosun
05 Nëntor 2020•Përditësim: 05 Nëntor 2020
Përmbajtja e portalit global të fotografisë dhe videos e Anadolu Agency (AA), "Anadolu Images", ka arritur në afro 10 milionë.
AA ka hapur arkivin e saj vizual përmes platformës online të përmbajtjeve "anadoluimages.com", e cila mund të arrihet menjëherë nga e gjithë bota dhe ofron mundësi të lehta blerjeje. Në këtë mënyrë agjencia vazhdon rritjen e saj në fushën e fotografisë.
Platforma përmban fotot dhe videot më të fundit të realizuara nga personeli i AA-së nga e gjithë bota. Aktualisht ka mbi 8,5 milionë fotografi dhe mbi 1,1 milion video.
Në vitin 2020, platforma u vizitua nga 167 vende, ndërsa përmban mbi 8 milionë përmbajtje në turqisht dhe më shumë se 1,5 milion përmbajtje në anglisht.
Në këtë platformë gjenden fotot dhe videot më të mira për temat e përgatitura nga editorët e AA-së.
Me faqen "Përzgjedhja e Editorit", përdoruesit kanë qasje deri në fotografi dhe video të shquara të ditës.
Portali funksionon që nga viti 2014. Versioni i ri filloi në shkurt 2020. Nga kjo datë, individët dhe institucionet që nuk janë abonentë të AA-së do të jenë gjithashtu në gjendje të blejnë licenca të përmbajtjes online me kartat e tyre të kreditit.
Platforma ka mbi 2.300 përdorues të regjistruar nga 95 vende.