Selçuk Acar
19 Shtator 2016•Përditësim: 20 Shtator 2016
NEW YORK (AA) – Seriali amerikan “Krim rrëfimi amerikan: Populli kundër O.J Simpsion” American Crime Story: People vs. O.J. Simpson) ka shënuar ndarjen e 68-të të çmimit Emmy në Los Angelos, duke fituar këtë çmim në pesë nominime, raporton Anadolu Agency (AA).
Çmimi Emmy njihet si Oskari televiziv dhe ndahet për serialin më të mirë të shfaqur në televizionet në SHBA.
Ceremonia solemne është mbajtur të dielën, në mbrëmje në Microsoft Theatre në Los Angeles. Udhëheqës i programit ishte komediani Jimmy Kimmel. Mbrëmjen e ndarjes së 68-të të çmimit Emmy sigurisht e shënoi seriali “Krim rrëfimi amerikan: Populli kundër O.J Simpson”, i cili u shpërblye në pesë kategori.
U shpall seriali më i mirë, ndërsa aktorja në serial Sarah Paulson u shpall aktorja më e mirë në mini serial apo film, dhe aktori i serialit Courtney B. Vance fitoi Emmy si aktori më i mirë në kategorinë e njëjtë. Filmi “Veep” fitoi Emmy si komedia më e mirë, ndërsa në këtë kategori si aktore më e mirë u shpall Julia Louis-Dreyfus.
Seriali i njohur Game of Thrones, i cili sivjet u nominua në madje 23 kategori, fitoi Emmy në të gjitha tre kategoritë, ndërsa njëra prej tyre është edhe për dramë më të mirë.
Në kategorinë e dramës për aktore më të mirë është shpallur Tatiana Maslany, për aktor më të mirë Rami Malik, i cili luan në serialin Orphan Black.
Lista e fituesve të Emmy 2016:
Drama më e mirë: "Game of Thrones" (HBO)
Komedia më e mirë: "Veep" (HBO)
Aktori më i mirë, dramë: Rami Malek, "Mr. Robot"
Aktorja më e mirë, dramë: Tatiana Maslany, "Orphan Black"
Aktori më i mirë, komedi: Jeffrey Tambor, "Transparent"
Aktorja më e mirë, komedi: Julia Louis-Dreyfus, "Veep"
Seriali më i mirë: "American Crime Story: The People v. OJ Simpson" (FX)
Aktori më i mirë në mini serial apo TV film: Courtney B. Vance, "The People v. OJ Simpson"
Aktorja më e mirë në mini serial apo TV film: Sarah Paulson, "The People v. O. J. Simpson: American Crime Story"