Hasan Tosun
26 Maj 2016•Përditësim: 27 Maj 2016
VJENË (AA) - Ekspozita "Gjeniu i shekullit 16-të Matrakci Nasuh" e cila organizohet nën mbikëqyrjen e Presidencës së Turqisë dhe Anadolu Agency (AA) që është partneri global i komunikimit, është hapur në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë për adhuruesit e artit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekspozita e cila është projektuar nga Shoqata e Dialogut të Artit Ndërkulturor të Stambollit (IKASD) pas Sarajevës, Beogradit, Antalias dhe Stambollit, tashmë ndodhet në Muzeun e Historisë së Artit të Vjenës. E hapur me një ceremoni të rastit ekspozita do të qëndrojë e hapur në datat 25 maj-12 qershor, nën organizimin e Ambasadës së Turqisë në Vjenë dhe Institutit Yunus Emre.
Në ceremoninë e hapjes arkitekti Sinan Genim dha një konferencë të shkurtër të titulluar ''Hartat e Matrakçı Nasuh-ut''. Duke theksuar se emri i vërtetë i Matrakçı Nasuh-ut është "Nasuh bin Karagöz bin Abdullah el-Bosnavi", Genim në vijim ka thënë se Nasuh-u është shkolluar në Enderun dhe se ai është një miniaturist me origjinë boshnjake. Dukë nënvizuar se Nasuhu ka shkruar një libër matematike në moshë të re Genim në vazhdim tha se gjatë kohës së Kanuni Sulltan Sulejmanit ai ka realizuar miniaturat e kalave dhe sarajeve e vendeve që ka vizituar. Genim në vazhdim tha se Nasuhu ka humbur jetën në moshën 70 vjeçare.
Ndërsa Drejtori i Institutit Yunus Emre në Vjenë, Mevlüt Bulut ka thënë se janë të lumtur që ekspozojnë veprat e gjeniut të shekullit të 16-të Matrakçı Nasuh në kryeqytetin e kulturës europiane, Vjenë.
Ndërkohë Ambasadori i Turqisë në Vjenë Hasan Göğüş në fjalën e tij ka thënë se Matrakçı Nasuh është jo vetëm artist por edhe një shkencëtar. ''Matrakçı Nasuh ka dhënë një kontribut të veçantë për artistët e kohës osmane dhe asaj moderne në botë. Ai është një kontribuues i rëndësishëm për kulturën botërore'' ka shtuar ai.
Pas fjalimeve përshëndetëse një grup muzikor i ardhur nga Turqia ka demonstruar pjesë nga muzika turke e shekullit të 16-të.
Ndërkohë e pranishme në këtë ceremoni ishte edhe Ambasadorja e Turqisë në përfaqësinë e OKB-së në Vjenë, Emine Birnur Fertekligil, diplomatë të akredituar në këtë vend dhe shumë artdashës.
Punimet në qeramikë të ndërtuara duke iu referuar veprave të Matrakçı Nasuh-ut ishin më të spikaturat dhe tërhoqën vëmendje shumë të madhe të vizitorëve. Artdashësit treguan interes shumë të lartë për këtë ekspozitë.
Pas Sarajevës, Beogradit, Antalia-s dhe Stambollit ekspozita është hapur në Vjenë dhe do të qëndrojë e hapur deri më 12 qershor. Qytetet ku kjo ekspozitë pritet të hapen në vijim janë, Budapesti, Roma, Parisi, Washington, Tokio dhe së fundmi pritet të hapet në Ankara.
Miniaturisti, artisti, historiani dhe matematikani i njohur i Perandorisë Osmane Nasu bin Karagöz bin Abdullah el Bsonavi ose siç njihet ndryshe me emrin Matrakçı Nasuh me rastin e 450 vjetorit të vdekjes së tij është futur në listë nga UNESCO për tu përkujtuar.