Ferdi Türkten
09 tetor 2015•Përditësim: 10 tetor 2015
ANKARA (AA) - Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, për vdekjen e gazetari të Anadolu Agency (AA) në Halep, Salih Mahmud Leyla, i cili humbi jetën si pasojë e një sulmi të ndërmarrë nga DAESH me një mjet të ngarkuar me lëndë shpërthyese, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Kryetarit të Bordit dhe Drejtorit të Përgjithshëm të AA-së, Şenol Kazancı, raporton Anadolu Agency (AA).
Në telegramin e ngushëllimit të Presidentit Erdoğan theksohet se: "Mësoma me një pikëllim të thellë se gazetari i Anadolu Agency (AA) në Halep, Salih Mahmud Leyla humbi jetën në një sulm nga një mjet i ngarkuar me lëndë shpërthyese. Salih Mahmud Leyla, i cili ka kryer detyrën në rajon me kuptim të saktë dhe të plotë të gazetarisë do të përkujtohet përgjithmonë me respekt me lajmet dhe fotografitë e nxjerra prej tij. Uroj mëshirën e Allahut për të ndjerin dhe shpreh ngushëllimet e mia për familjen dhe të afërmit e tij dhe kryesisht për punonjësit e Anadolu Agency dhe botës tonë të shtypit".