Saliha Özdemir
07 Mars 2016•Përditësim: 08 Mars 2016
STAMBOLL (AA) - Panairi i librit në Qendrën Ndërkombëtare të Panaireve CNR në Stamboll është vizituar në 3 ditë nga 100 mijë persona.
Tema e këtij viti e panairit në të cilin Anadolu Agency (AA) është partner global për komunikimin ''Një Botë pa Pengesa''. Ndërkohë i ftuari i nderit për këtë vit në panairin e librit është Prof. Dr. Semavi Eyice. Në kuadër të këtij panairi Platforma Botërore pa Pengesa është duke zhvilluar seminare dhe trajnime të ndryshme si trajnimi për të qenë si aktivist dhe vullnetarë i Platformës për një Botë pa Pengesa në 9 minuta si dhe kurse dhe trajnime për gjuhën e trupit.
Në këtë panair ndërkombëtarë të librit krahas shtëpive botuese vendase marrin pjesë 104 shtëpi botuese nga 19 shtete si; Gjermania, Meksika, Bosnjë Hercegovina, Britania e Madhe, Maqedonia, Shqipëria, Argjentina, Kolumbia, Bolivia. Ndërkohë shtëpitë botuese të cilat marrin pjesë nga vendet të cilat flasin gjuhën arabe janë vendosur në një ambient të përbashkët.