Hilal Uştuk
11 Tetor 2016•Përditësim: 12 Tetor 2016
STAMBOLL (AA) - Kinemaja moderne e Stambollit, do të sjellë së bashku filmat më të rinj të kinemasë së Ballkanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën me shkrim të Muzeut të Arteve Bashkëkohore të Stambollit, përzgjedhja e përbërë nga filmat e rinj dhe mbarëbotërorë të kinemasë së Ballkanit, mes datave 20-30 tetor do të shfaqet për adhuruesit e kinemasë me programin "Ballkanmania".
Në program do të shfaqen filmat të cilët janë bërë hit dhe kanë marrë çmime në vendet e tyre.
Ndër filmat e përzgjedhur filmat rumun janë në vendin e parë. Në kuadër të programit do të mund të shikohen filmat si "Sieranevada" nga regjisori Cristi Puiu me të cilin garon për çmimin "Palma e Artë" dhe filmi i Bogdan Mirica "Qentë" i cili në Cannes fitoi çmimin "FIPRESCI".
Ndërsa nga Maqedonia do të merr pjesë filmi "Honey Night" i cili vitin e kaluar ishte kandidat për Oscar në kategorinë "Filmi më i mirë i huaj". Nga Bosnjë e Hercegovina merr pjesë filmi "Vdekje në Sarajevë".
Nga Greqia do të marrin pjesë Athina Rachel Tsangari me filmin "Kalorës" dhe Yorgos Lanthimos me filmin e tij të parë në Hollywood në gjuhën angleze "The Lobster".