Dzihat Aliju
23 prill 2016•Përditësim: 24 prill 2016
SHKUP (AA) - CİHAD ALİU - Këngëtari turk, Serhat Hacıpaşalıoğlu,
i cili me këngën, "I Didn't Know'' do të përfaqësojë San Marinon në Festivalin e 61 të Këngës në "Eurovision" në Stockholm, u shpreh se San Marino do të jetë "Turqia e Eurovisionit" për këtë vit, shkruan Anadolu Agency (AA).
Këngëtari Hacıpaşalıoğlu, i gjendur në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, në kuadër të prezantimit të këngës së "Eurovisionit", ka shpjeguar për gazetarin e AA pritshmëritë e tij për këtë festival.
Hacıpaşalıoğlu i cili thotë se kohët e fundit ka qenë shumë i ngarkuar për shkak se ka vizituar 9 vende të ndryshme për lançimin e këngës së tij shprehet se në historinë 61 vjeçare të Eurovisionit është hera e parë që një turk përfaqëson një shtet të huaj.
Është krenari të marrësh pjesë në një evenimet të tillë, ka pohuar Hacıpaşalıoğlu dhe më pas në fjalën e tij shton: "Para së gjithash është një rast i rrallë që një shtet i Europës zgjedh ta përfaqësojë një këngëtarë që jeton në Turqi. Madje deri më tani nuk është parë ndonjëherë".
Hacıpaşalıoğlu u bë i njohur vitin e kaluar, në Gjermani dhe Britaninë e Madhe me këngën në gjuhën frënge, "Je M'adore". Ai i cili u vërejt nga Televizioni i San Marinos, vend ky që ishte në kërkim të një këngëtari për pjesëmarrjen në "Eurovision" u kontaktua përmes menaxherit të tij.
Hacıpaşalıoğlu thotë se fillimisht është habitur nga kërkesa, por më vonë e ka vlerësuar atë si një shans dhe në këtë kontekst ka marrë vlerësime pozitive. "Në muajin janar fillimisht u lançua në San Marino. Më pas në Stamboll në një konferencë për mediat. Aty morën pjesë rreth 100 gazetarë. Ndërkohë ajo që u gëzova më shumë ishte bashkimi në një mendim të përbashkët. Ata panë që ishte një krenari edhe për Turqinë kjo gjë. Më besuan. Nuk ka gjë më të bukur se sa kjo. Për shkak të kësaj e ndjej që kam përkrahjen e Turqisë nga pas."
- "Flamuri turk do të valëvitet në 'Eurovisionin' e këtij viti"-Hacıpaşalıoğlu e quajti "Eurovisionin" si skena më e madhe në botë e spektaklit". '' Të jesh pjesë e kësaj skene është kërkesë dhe ëndrra e çdo artisti. Jam krenar që më realizohet një ëndërr e tillë" ka shtuar ai në vijim të fjalës së tij.
Hacıpaşalıoğlu në fjalën e tij thotë gjithashtu se janë duke punuar shumë për të bërë më të mirën dhe për të sjellë diçka ndryshe në skenë. Duke rikujtuar se Turqia nuk merr pjesë prej 4 vitesh në këtë festival Hacıpaşalıoğlu thotë se pas thërritjes së tij edhe Turqia do të ndjejë që është pjesë e këtij evenimenti.
"Flamuri i Turqisë do të valëvitet në këtë eveniment. Pres të më përkrahin shtetasit turq në Turqi dhe jashtë saj. Turqia këtë vit nuk është, por jam unë si Serhat me San Marinon. Atëherë San Marino le të jetë Turqia e këtij viti në Eurovision'' është shprehur Hacıpaşalıoğlu.
"Eurovision" i cili pritet të bëjë përzgjedhjet e para të këngëve më 10 - 12 maj, do të ketë natën finale më 14 maj.
- Kush është Serhat Hacıpaşalıoğlu?-
Hacıpaşalıoğlu lindi në vitin 1964 në Stamboll. Ai ka qenë si drejtues dhe prezantues i një programi "show quiz" i organizuar në TRT, Riziko. Ai do të përfaqësojë në festivalin e këngës "Eurovision" në Stockholm, San Marinon me këngën "I Didn't Know" (Nuk e dija).