Gülşen Topçu
25 Tetor 2015•Përditësim: 25 Tetor 2015
RIAD (AA) - Njoftohet se Sekretari i Shtetit i SHBA-ve, John Kerry u takua me Mbretin e Arabisë Saudite, Selman bin Abdulaziz, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve të Arabisë Saudite (SPA), Kerry i cili së bashku me delegacionin ka vizituar Arabinë Saudite, në pallatin presidencial që gjendet në kryeqytetin Riad, u takua me Mbretin Selman. Në bisedimet dypalëshe, u diskutua për zhvillimet në Siri, mbrojtja e palestinezëve nga sulmet izraelite dhe posaçërisht zhvillimet në territoret palestineze.
Kerry, pas takimit me Mbretin Selman, u takua edhe me princin trashëgimtar Saudit dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Muhammed bin Nayif bin Abdulaziz.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, në deklaratën e tij para se të largohej nga Jordania, cila u publikua në televizionin shtetëror, kishte lajmëruar se Jordania dhe Izraeli janë dakorduar për vendosur kamera në oborret dhe të monitorohet Harem-i Sherifi dhe Aksa 24 orë, dhe se Netenjahu ka pranuar të ndjekë politikë në të cilën do ti mundësoje muslimanëve të falin namaz në Harem-i Sherifi, kurse jo-muslimanëve vetëm vizitë.