Ayşe Sümeyra Aydoğdu
29 Tetor 2015•Përditësim: 30 Tetor 2015
GAZA (AA) - Lëvizja Hamas ka dënuar deklaratat e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry se vendi i tij është në përgatitje për të vendosë sanksione ndaj Hamas-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga zëdhënësi i Lëvizjes Hamas, Ebu Zuhri thuhet se "deklaratat e Kerry-t se 'Washingtoni do të zbatojë sanksione ndaj Hamasit dhe se Izraeli po përdor të drejtën e tij të mbrojtjes' janë një sulm kundër njerëzimit dhe kjo është një tregues se qeveria e SHBA-së është partnere në sulmet kundrejt popullit palestinez".
Në deklaratë theksohet ndër të tjera se "deklaratat e Kerry-t kanë hapur rrugën kryesisht për krimet e luftës të Izraelit dhe të ekzekutimeve në rrugë”.
Kerry i cili pati mbajtur një fjalim në konferencën me temë "Politika e SHBA-së në Lindjen e Mesme", organizuar nga organizata Think Tank në Carnegie Endowment for International Peace me qendër në Washington, u shpreh se vendi i tij do të vendoste sanksione ndaj Hamasit dhe të tjerëve me arsyetimin se kanë marrë pjesë në akte terroriste dhe se Izraeli ka të drejtën të mbrohet.