Hakan Ceyhan Aydoğan
26 Mars 2016•Përditësim: 27 Mars 2016
MOSKË (AA) - Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova tha se "kriza'' mes Turqisë dhe Rusisë është e përkohshme", trasmeton Anadolu Agency (AA).
E ftuar për të vlerësuar zhvillimet e fundit në një program radioje, Zaharova pyetjes nëse "kriza mes Turqisë dhe Rusisë është apo jo e përkohshme" ajo i është përgjigjur: "patjetër që po".
Duke nënvizuar se gjatë vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry në Moskë nuk është biseduar për marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë, Zaharova ka thënë se në këto takim është folur për rolin e Turqisë në lidhje me Sirinë.