Kurbani Geyik
13 Mars 2016•Përditësim: 14 Mars 2016
ANKARA (AA) - Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu, ka realizuar një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e Kryeministrisë theksohet se kryeministri Davutoğlu, me kërkesë të palës tjetër ka kryer një bisedë telefonike me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, ku kanë diskutuar për rezultatet e Samitit Turqi-BE të mbajtur më 7 mars dhe për përgatitjet e Samitit Turqi-BE i cili do të mbahet më 18 mars në Bruksel.