Qays Abu Samra,Gülşen Topçu
23 Tetor 2015•Përditësim: 24 Tetor 2015
RAMALLAH (AA) - Në rajone të ndryshme të Bregut Perëndimor u organizuan demonstrata me emrin “E premtja e zemërimit” për të mbështetur Jerusalemin dhe Al-Aksa-në, raporton Anadolu Agency (AA).
Një numër i madh të Palestinezëve të cilët u mblodhën pas namazit të xhumasë me thirrjen e grupeve palestineze, ecën prej xhamisë El-Bira në Ramallah drejt pikës së kontrollit ushtarak Beyt El. Demonstruesit brohoriten me slogane të cilët dënojnë shkeljet e Izraelit.
Demonstrata të ngjashme u organizuan edhe në Beytullahim, El-Hilal, jugun i Bregut Perendimor, Nablus, Tulkerm, Cenin dhe Kalkiya.
Grupet palestineze dje kishin bërë thirrje që të demonstrojnë nën emrin "E premtja e zemërimit” për të dënuar zbatimet e Izraelit dhe për ta mbështetur Jerusalemin.
Ndërkohë përjetohen tensione dhe konflikte mes ushtarëve izraelitë dhe palestinezëve të cilit reagojnë kundër bastisjeve të kolonëve hebreje ndaj Al-Aksa-së dhe shkeljeve hebreje. Numri i të vdekurve në sulmet e civileve dhe ushtarëve izraelit ndaj palestinezëve ka tejkaluar 50, ndërsa nga ngjarjet kanë humbur jetën 10 izraelitë.