Rahmi Gündüz
12 Shkurt 2016•Përditësim: 12 Shkurt 2016
PARIS (AA) - Presidenti i Francës François Hollande, i ka bërë thirrje Rusisë të ndalë aktivitetin e saj në Siri, trasmeton Anadolu Agency (AA).
Në një dalje televizive në kanalin ''TF1'' Hollande është shprehur: ''I bëj thirrje Rusisë ti japë fund aktiviteteve të saj në Siri. Sepse mijëra njerëz atje po lënë shtëpitë e tyre për shkak të sbombardimeve''.
''Duhet bërë çdo gjë që Asad të lërë drejtimin e vendit'' tha Hollande dhe më tej shtoi duke thënë se ''Asad po vret popullin e tij me ndihmën e Rusisë''.