Fatih Erel
02 Maj 2016•Përditësim: 03 Maj 2016
GJENEVË (AA) - Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, tha se janë të fokusuar në zbatimin gjithëpërfshirës të Marrëveshjes për ndalimin e konflikteve në Siri, veçanërisht përfundimit të përleshjeve në Halep, raporton Anadolu Agency (AA).
Kerry i cili ndodhet në Gjenevë të Zvicrës, pas takimit të tij me Përfaqësuesin special të OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat.
"Marrëveshja për përfundimin e konflikteve në Siri kalon periudhën e testit dhe në disa rajone ishte i pasuksesshëm", tha Kerry.
Ai ka theksuar se janë në procesin e rinovimit të marrëveshjes për ndalimin e luftimeve në Siri. "Në orët në vijim do të shqyrtojmë këto çështje. Veçanërisht jemi të fokusuar në Halep. Rusia dhe SHBA-të u dakorduan mbi formimin e një ekipi shtesë i cili do të jetë aktiv në Gjenevë për zbatimin e marrëveshjes për ndalimin e luftimeve", tha Kerry.
Diplomati amerikan tha se është takuar edhe me homologun e tij nga Arabia Saudite, Adil bin Ahmed el-Xhubejr. Ai tha se janë të gatshëm të ulen në tavolinë me grupet opoiztare në Siri për të rizbatuar marrëveshjen për ndërprerjen e armiqësive në të gjithë vendin.
Ndërsa Përfaqësuesi Speacial i OKB-së për Sirinë Staffan de Mistura, tha se "në zbatimin e Marrëveshjes për ndalimin e luftimeve në Siri, veçanërisht duhet patur kujdes Halepi. Nesër do të shkoj në Moskë", tha Mistura.