Kristina Maslareviç
12 gusht 2016•Përditësim: 12 gusht 2016
BEOGRAD (AA) – Qeveria e re e Serbisë ka mbajtur mëngjesin e sotëm mbledhjen e parë. Siç theksohet në njoftimin e Qeverisë së Serbisë, vëmendje të veçantë në këtë mbledhje të parë i është kushtuar Këshillit Social-Ekonomik të qeverisë, konkretisht emërimit të anëtarëve të këtij Këshilli, raporton Anadolu Agency.
Gjithashtu në mbledhjen e parë, Qeveria ka konfirmuar se do të respektojë afatin kohor i cili skadon më 15 shtator që deri atëherë të përcaktojë rrogën minimale përmes një dialogu me partnerët social.