Murat Demirci
23 Gusht 2016•Përditësim: 24 Gusht 2016
LEFKOŞA (AA) - Presidenti i Qipros Turke (KKTC), Mustafa Akıncı tha sot se: "Duhet të ndërtojmë një të ardhme me paqe, qetësi dhe gëzim për dy popujt në ishullin e Qipros", raporton Anadolu Agency (AA).
Në kuadër të takimeve për paqe mes Qipros Turke dhe asaj Greke nën kujdesin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Akıncı dhe lideri grek Nikos Anastasiadis janë takuar sot me ftesë të këshilltarit për Qipron të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Espen Barth Eide.
Takimi zgjati rreth 3 orë dhe ishin të pranishëm edhe negociatori i palës së Qipros Turke Özdil Nami dhe asaj Greke Adreas Mavroyannis.
Në një deklaratë pas takimit Presidenti i KKTC –së, Akıncı, tha se në këtë takim kanë biseduar rreth axhendës së turit të dytë i cili pritet të përfundojë më 14 shtator.
"Synimi jonë është ulja në minimum e ndarjeve", tha Akıncı dhe shtoi se janë futur në një pjesë në të cilën do të ndikohet shumë e ardhmja e ishullit. Ai theksoi se 3 javët e ardhshme janë shumë të rëndësishme.