Erkan Avci
06 Prill 2016•Përditësim: 06 Prill 2016
WASHINGTON (AA) – Presidenti amerikan, Barack Obama, deklaroi se lufta kundër organizatës terroriste DAESH edhe më tej është prioritet dhe shtoi se është i sigurtë në fitoren ndaj DAESH-it, raporton Anadolu Agency (AA).
Njeriu i parë i SHBA-ve në Shtëpinë e Bardhë u takua me oficerët e lartë në ushtrinë amerikane, ndërsa në takimin është rivlerësuar strategjia mbrojtëse amerikane. Në fjalimin e shkurtër para gazetarëve para fillimit të takimit, Obama theksoi se forcat amerikane tentojnë që të përshpejtojnë luftën kundër DAESH-it në Siri dhe Irak.
“DAESH vazhdon të shënojë humbje të mëdha. Forcat e koalicionit gjatë disa ditëve të fundit me aksione të suksesshme kanë bllokuar korridorin tokësor i cili lidh qytetin sirian Rakka dhe Mosulin irakian, dy qytete të cilat shquhen si bastione më të mëdha të terroristëve të DAESH-it”, tha Obama.