Stipe Majic
24 Nëntor 2015•Përditësim: 24 Nëntor 2015
ZAGREB (AA) – Në Samitin i cili nesër, më 25 nëntor, do të mbahet në Zagreb në kuadër të procesit të Bërdo-Brijuni, zyrtarë nga rajoni dhe bota, mes të cilëve është edhe Zëvendëspresidenti i Sheteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, do të mbikëqyret nga forca të shumta policore, ndërsa qytetarët e Zagrebit ftohen që të kenë bashkëpunim, raporton Anadolu Agency (AA).
Samiti, i cili mbahet me nismë të presidentes kroate, Kolinda Grabar Kitaroviç dhe presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor, përveç Bidenit, do të marrin pjesë edhe presidentët e shteteve të ish Jugosllavisë, më pas presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani, kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk, dhe presidenti i Austrisë, Heinz Fischer.
Vllado Dominiç, drejtori i Drejtorisë policore të Kroacisë paralajmëroi një sërë masash të sigurisë lidhur me ardhjen e 15 delegacioneve të huaja në Samitin i cili do të mbahet në Pantovçak, në zyren e presidencës së Kroacisë.
Dominiç në konferencën e sotme për gazetarët tha se të gjitha delegacionet do të jenë "në nivel të lartë të sigurisë presidenciale".
Planifikohet që pjesëmarrësit në Samit ti japin mbështetje stabilizimit të mëtejshëm të Evropës Juglindore dhe proceseve reformuese për vendet që dëshirojnë anëtarësim në integrimet euroatlantike.
Njëra nga temat e Samitit do të jetë edhe kriza e refugjatëve, si dhe sfidat e sigurisë pas sulmit terrorist në Paris dhe kërcënimit të Evropës dhe botës.
Samiti Bërdo-Brijuni vitin e kaluar është mbajtur në Slloveni, ndërsa sivjet nikoqir është Kroacia.