Malik Hasa
14 Dhjetor 2015•Përditësim: 15 Dhjetor 2015
TIRANË (AA) – Është shënuar sot me anë të një ceremonie në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë 60 vjetori i anëtarësimit të vendit në OKB, raporton Anadolu Agency (AA).
Në këtë ceremoni merrnin pjesë ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, përfaqësues të agjencive të OKB-së në Tiranë, diplomat të akredituar në këtë vend si dhe shumë zyrtarë të tjerë të shtetit shqiptar.
Ministri Bushati në një fjalim të mbajtur në këtë eveniment uroi për detyrën e re Brian J. Williams si Koordinator Rezident të OKB-së në Tiranë.
"Janë 6 dekada të ndara në dy epoka, në dy rrugëtime me kahe dhe shpejtësi të ndryshme të Shqipërisë në OKB" tha Bushati dhe më tej vuri në dukje se përiudha e pare u shënua nga logjika e luftës së ftohtë dhe nënvizoi faktin se Shqipëria e 55-ës nuk ka asnjë gjë të përbashkët me atë të pas viteve 1990.
Në vijim të fjalës së tij Bushati u shpreh se: "Trasformimi është i gjithanshëm, por nëse do të kërkonim një element që lidh 6 dekadat e pranisë sonë në OKB të sistemeve dhe ideologjive, është qendrimi i pandryshueshëm i Shqipërisë në drejtim të paqes dhe sigursië. Kjo është pjesë e AND-së sonë si komb për të qenë në harmoni dhe në paqe me të tjerët’’.
"Prania dhe roli jonë në OKB gjatë çerek shekullit të fundit përkon me përpjekjet e pandalshme për një shtet ndërtim-demokratik dhe perëndimorë" tha kreu i diplomacisë shqiptare dhe më tej shtoi se veprimi i Shqipërisë në OKB është i gjithanshëm dhe i shtrirë në të gjithë spektrin e organizatës.
Bushati përmendi pjesmarrjen me trupa ushtarake në misionet e OKB-së si dhe theksoi se Shqipëria shtë promotor i të drejtave të njeriut në këtë organizatë gjithmonë në veprim me shtetet e tjera dhe me një përpjekje kolegtive për një OKB të efektshme e koherente.
Ministri Bushati çmoi rolin e zyrës së OKB-së në Tiranë duke e quajtuar atë si një ndihmës kyç për zhvillimet dhe trasformimet në vend.
Kujtojmë se Shqipëria u anëtarësua në OKB në vitin 1955 dhe që nga ai vit ka vazhduar bashkëpunimin në shumë fusha me këtë organizatë.