Michael Hernandez
20 Gusht 2019•Përditësim: 21 Gusht 2019
Google dhe shërbimi i saj Gmail të hënën përkohësisht ishte jofunksional për mijëra përdorues në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Pjesa më e madhe e ndërprerjeve duket se kanë ndodhur në qytete të mëdha në brigjet perëndimore dhe lindore, duke përfshirë Los Angeles, New York, San Francisco dhe Boston, sipas uebfaqes Downdetector, e cila gjurmon ndërprerjet në uebfaqe dhe në shërbimet e internetit.
Gjithashtu janë prekur dhe qytetet Chicago, Dallas dhe Houston.
Shumica e problemeve të raportuara nga Google dhe Gmail ishin të lidhura me qasjen, por pas vrojtimit të përdoruesve, u raportua se ata nuk ishin në gjendje të përdorin kërkimin në Google.
Google ende nuk është prononcuar zyrtarisht lidhur me këtë çështje.